Provimi për njohjen e gjuhës së huaj në Qendrën e Gjuhëve dhe Trajnimeve pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër.

Provimi i gjuhës angleze do të jetë i përbërë nga 4 pjesë:

• lexim

• shkrim

• dëgjim

• dhe të shprehurit me gojë.

Provimi do të mbahet një herë në dy javë (e mërkurë) në orën 10:00.

Tetor: 05 dhe 19

Nëntor: 02, 16 dhe 30

Dhjetor: 14 dhe 28

Regjistrimin mund ta realizoni pranë Zyrës së Mbrojtjes së Gjuhëve të Huaja me dokumentet e mëposhtme:

1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë, asnjë mjet tjetër nuk vlen për regjistrim) dhe
2. Mandati i pagesës së tarifës së provimit.

Për regjistrim online kliko këtu: