Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti priti në takim atletin Berat Mustafa bashkë me trajnerin e tij Prof. Dr. Bexhet Toçi, të cilët do ta përfaqësojnë Maqedoninë në lojërat olimpike për të rinj që do të mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.
Në takim, Rektori i UT-së i uroi ata për punën që kanë bërë deri më tani, duke shpresuar se edhe në garat në vrapim prej 400 metrash, të cilat do të zhvillohen në kuadër të lojërave olimpike për të rinj, në Buenos Aires të Argjentinës të arrijnë rezultate sa më pozitive. “Ishte kënaqësi të pres në takim Berat Mustafën, atletin i cili do ta përfaqësojë Maqedoninë në lojërat olimpike bashkë me trajnerin e tij Prof. Dr. Bexhet Toçi, i përgëzova për këtë arritje kaq të madhe, pjesëmarrja e Beratit në këto gara jo vetëm që nderon klubin e atletikës, por edhe Universitetin tonë në veçanti pasi që kemi arritur në mesin tonë të nxjerrim kuadro të mirëfillta. Ne mbështetjen tonë asnjëherë nuk e kursejmë për të gjithë sportistët tanë dhe studentët në përgjithësi” – u shpreh Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektori i Universitetit të Tetovës.
Trajneri i Klubit të Atletikës Studenti të UT-së, Prof. Dr. Bexhet Toci, e falënderoi Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ametit për përkrahjen që çdo herë i ka dhënë klubit. “Klubi kryesisht është i përbërë nga studentë të Universitetit të Tetovës dhe nxënës së shkollave të mesme të qytetit të Tetovës. Klubi mbështetet dhe financohet nga Universiteti dhe falë ndihmës që na ka dhënë Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti ne sot kemi arritur të marrim pjesë në lojërat olimpike për të rinj që do të mbahen në Argjentinë. Shpresojmë që atje atleti Berat Mustafa të ngjitet sa më lart” – deklaroi Prof. Dr. Bexhet Toci.
Edhe atleti Berat Mustafa i falënderoi të gjithë ata të cilët i kanë dhënë mbështetje gjatë periudhës së përgatitjes. “Çdo gjë arrihet me punë dhe ne falë angazhimit tonë ia arritëm që t’ia dalim me sukses. Dua të falënderoj trajnerin tim për përkushtimin e tij që ka treguar ndaj meje, por edhe Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili asnjëherë nuk e ka kursyer mbështetjen e tij ndaj nesh.” – shtoi Berat Mustafa.
Lojërat olimpike për të rinj do të fillojnë nga 3 tetori dhe do të përfundojnë më 19 tetor.