Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë ishte tema boshte e Seminarit XII Ndërkombëtar të Albanologjisë që i zhvilloi punimet sot në Universitetin e Tetovës. Ky seminar tani më është bërë një qendër e rëndësishme e studimit të gjuhës, letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare pasi që vite me radhë në hapësirat e Universitetit tonë tubon një numër të madh studiuesish shkencorë të fushave eminente nga vendi dhe rajoni, si dhe shumë profesorë e studentë.
Punimet e seminarit i shpalli të hapura Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se ky seminar i paraprin fillimit të vitit të ri akademik 2018/2019 dhe i njëjti organizohet në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, kryeheroit të kombit tonë. “Bazuar në rëndësinë historike që ka viti 2018 për shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë, në qendër të veprimtarisë së edicionit të dymbëdhjetë me radhë, do të jetë tema boshte: Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë. Përmes sesioneve të veçanta, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë do të evidentojë problematikat e ndryshme e të shumëllojshme nga lëmi i gjuhësisë, letërsisë,historisë, etnokulturës dhe medias shqiptare. Ky takim shkencor i albanologëve nga vendi ynë dhe më gjerë, synon jo thjesht t’i tubojë specialistët e sesioneve të lartpërmendura për t’i shprehur pikëpamjet e tyre rreth problematikave të ndryshme, me të cilat përballet shoqëria shqiptare, por i fton studiuesit të pozicionohen shkencërisht dhe të japin kontributin e tyre për çështjet konkrete, të evidentuara tashmë në përdorimin e përditshëm, të folur e të shkruar të gjuhës shqipe, të nxjerrë në pah vlerat e letërsisë shqiptare, t’i afirmojë dhe t’i mbrojë figurat historike të kombit shqiptar” tha Prof. Dr. Reshat Qahili.
Drejtori i Seminarit të Albanologjisë, Prof. Dr. Salajdin Saliu, para pjesëmarrësve tha se në këtë seminar, krahas temës qendrore, do të diskutohet edhe për tema të tjera nga gjuhësia, letërsia, historia, etnokultura apo sfera e medias. “Do të flitet për mundësinë e digjitalizimit të trashëgimisë sonë kulturore, ashtu sikurse veprojnë kombet e qytetëruara, që kanë kujdes ndaj kujtesës. Do të flitet për përplasjen ndërmjet botës së Gutenbergut dhe botës digjitale, si dhe për traumat që na përcjellin në këtë meskohë. Gjithashtu, në kuadër të seminarit të sivjetëm, e promovojmë veprën kapitale, siç është “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, i profesorit të respektuar, të ndjerit Kolec Topalli, një mendje e bukur e botës kulturore shqiptare. Në kuadër të seminarit e promovojmë edhe numrin më të ri të revistës ” Albanologjia”, një nga shumë revista shkencore që mbajnë logon e Universitetit të Tetovës. Kjo revistë që sjell studime nga gjuhësia, letërsia, historia, etnokultura dhe mediat,është një kontribut yni modest për kulturën tonë” – theksoi Prof. Dr. Salajdin Saliu.
Në kuadër të hapjes solemne të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë u promovua “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, i autorit tashmë të ndjerë akademik Kolec Topalli. Mbi rëndësinë dhe përmbajtjen e kësaj vepre foli drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë Prof. Dr. Valter Memishaj. “Jam i nderuar që sot në Universitetin e Tetovës po çel seancën paraqitëse për veprën “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, hartuar nga akademik Kolec Topalli. Ka dy veçanti në këtë paraqitje: e para është se promovohet jashtë kufijve të Shqipërisë politike, dhe për këtë, në emër të institucionit që unë drejtoj falënderoj gjithë organizatorët e veprimtarisë së seminarit dhe veçanërisht autoritetin drejtues të Universitetit, Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti. Së dyti, vepra po paraqitet pas largimit nga jeta të akademikut të nderuar dhe kjo veprimtari, në një mjedis kaq të ngritur, bëhet shprehëse e vlerësimit serioz e të merituar e të gjithë produktit shkencor që akademiku na la trashëgim. Kolec Topalli është marrë kryesisht me probleme të fonetikës historike dhe të etimologjisë së shqipes” shtoi mes tjerash në fjalën e tij Prof. Dr. Valter Memishaj.
Ndërsa, shefi i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Tetovës Prof. Dr. Berton Sulejmani duke folur për veprën e akademik Kolec Topallit tha se ai është një personalitet i shquar i shkencave albanologjike të kohës sonë dhe se me rezultatet e punës që ka lënë, shtrihen në fusha të ndryshme hulumtimi të historisë së gjuhës shqipe. “Ai e përmbylli veprimtarinë e tij shkencore me një sintezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë gramatikore, për historinë e leksikut, siç është “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i cili sapo ka dalë e, për të cilin po flasim dhe ne sot këtu. Madje, do të kisha thënë se janë të paktë studiuesit e llojit të tij që në një jetë njeriu të rrumbullakojnë një sintezë të tillë siç ka pasur fatin profesor Topalli. Një përvojë kaq e madhe dhe e ngjeshur jetësore e hulumtuese do t’i mungojë gjatë shkencës sonë” – deklaroi Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Ndërsa Prof. Dr Anila Omari nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, deklaroi se “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i profesor Kolec Topallit është vepra e tij e fundit madhore, e cila e kurorëzoi përvojën e një jete kushtuar hulumtimit shkencor në fushën e gjuhës shqipe dhe historisë së saj. “Studimet për historinë e gjuhës shqipe profesor Koleci i nisi që në vitet e 70’ dhe rezultatet e para të kësaj pune panë dritën e botimit në të vetmen revistë shkencore të Institutit të Gjuhësisë “Studime Filologjike.” – shtoi Prof. Dr Anila Omari.
Kurse Prof. Dr. Begzat Baliu nga Universiteti i Prishtinës potencoi se, Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe i profesor Kolecit mbetet një nga sintezat më të mëdha dhe një nga korpuset më të thella sintetike të shqipes. “Vepra e profesor Kolec Topallit vjen si një vazhdimësi e traditës së studimeve etimologjike të shqipes, të cilat për fatin e mirë të saj, metodologjikisht dhe konceptualisht përbën në vete edhe arritjet më të mira jo vetëm të zhvillimeve të brendshme të saj, po edhe të shkollës evropiane përgjithësisht” – nënvizoi mes tjerash Prof. Dr. Begzat Baliu.
Në këtë aktivitet drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë Prof. Dr. Valter Memishaj ia dhuroi veprën “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” të autorit akademik Kolec Topalli Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti.