Kjo punëtori kishte për qëllim që njohuritë teorike, të cilat studentët i kishin përfituar gjatë semestrit dimëror në kuadër të lëndës në fjalë, t’i zbatojnë në mënyrë praktike.
Studentët, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të fushave specifike shkencore, u përkrahën për realizimin e aktiviteteve të tyre në kuadër të grupeve të punës me këto tematika, që ndërlidhen me hapat e përpilimit të projektit ideor të hulumtimit, si: Ngritja e tezës; Struktura e tezës; Llojet e punimeve; Qëllimi i hulumtimit; Problemi i hulumtimit; Hipotezat; Mostra; Metodat; Rezultatet; Citimet; Fusnotat; Literatura; Etika metodologjike; Roli i mentorit; Shkrimi akademik dhe Drejtshkrimi.
Studentët morën pjesë në të gjitha grupet e punës, duke marrë njohuri për realizimin e secilit hap të një punimi shkencor, me qëllim që planifikimi dhe ecuria e një studimi të realizohet me matje dhe analiza përkatëse shkencore, duke respektuar të gjitha hapat e caktuara, për arritjen e qëllimeve shkencore.