//Studentët e Fakultetit Juridik të UT- së morën pjesë në garat shtetërore “Ditët e gjykimit të simuluar”

Studentët e Fakultetit Juridik të UT- së morën pjesë në garat shtetërore “Ditët e gjykimit të simuluar”

2018-12-10T16:08:10+00:00 Dhjetor 10, 2018|
Në garat shtetërore “Ditët e gjykimit të simuluar” që u mbajtën më 6 dhjetor 2018, në Fakultetin Juridik të Universitetit “Goce Dellcev” në Shtip, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës e fituan vendin e dytë. Këto gara u organizuan me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Shkup dhe pjesëmarrës ishin pesë universitete nga Maqedonia. Studentja Albina Beluli u shpërblye si avokatja më e mirë e garës. Paraqitja e studentëve të Fakultetit Juridik nga ana e komisionit vlerësues publikisht u vlerësua si paraqitja më e saktë dhe origjinale.
Po ashtu mentorja e studentëve pjesëmarrës në garë, Prof. Dr. Arta Bilalli- Zendeli u shpreh shumë e kënaqur me mënyrën se si studentët e përfaqësuan Fakultetin Juridik si dhe Universitetin e Tetovës. Sipas saj, në gara të tilla studentore, studentët mësojnë nga praktikat gjyqësore, të cilat janë të zbatueshme në profesionin e gjyqtarit, prokurorit publik, avokatit mbrojtës etj.
Vitin e kaluar, në po të njëjtat gara, studentët e Fakultetit Juridik u vlerësuan me çmimin e parë.

Zyra për Informim