Universiteti i Tetovës dhe Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe drejtoresha e Byrosë për Metrologji, Mr. Merita Mustafai.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është përcaktuar korniza në të cilën do të realizohet bashkëpunimi për punët me interes të përbashkët, të mbështetura në shfrytëzimin e kushteve profesionale, shkencore, materiale-teknike dhe hapësinore mes palëve, në drejtim të përparimit të aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative, në fushën e metrologjisë, elektroteknikës dhe teknologjive informatike.
Sipas marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë në sfera të ndryshme nga fushëveprimi i punës së tyre, si: puna në projekte kërkimore-zhvillimore, e realizuar përmes bashkëpunimit të ekspertëve dhe ekipeve profesionale, të përcaktuara nga palët nënshkruese; përgatitja e punimeve të magjistraturës dhe doktoraturës nga studentët e Universitetit të Tetovës.
Marrëveshja parasheh edhe angazhimin e palëve në projekte aplikative, me theks të veçantë në: definimin e detyrave projektuese; përpilimin e projekteve me kërkesë të njërës nga palët nënshkruese; revizionin e projekteve të përpiluara nga subjekte të treta; pjesëmarrje në realizimin e projekteve aplikative për nevojat e palëve të treta. Rëndësi e posaçme do t’i kushtohet edhe inkuadrimit në projektet kërkimore-shkencore në kuadër të programeve shkencore nacionale, rajonale, ose në kuadër të BE-së (veçanërisht në kuadër të programit EMPIR – European Metrology Program for Innovation and Research).
Palët do të realizojnë edhe aktivitete konsultative dhe shërbime profesionale me ekspertë, si dhe do të organizohen aktivitete edukative përmes arsimimit të vazhdueshëm të kuadrit profesional; seminareve dhe punëtorive të organizuara në nivel të palëve nënshkruese, ose në nivel më të gjerë me subjekte të tjera nga vendi dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, fushëveprimi i punës së të cilave është në interes të palëve nënshkruese; pjesëmarrjes së të punësuarve të palës së dytë nënshkruese në mbajtjen e mësimit klinik në kuadër të lëndëve të veçanta, të cilat ligjërohen në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Zyra për Informim