//UT organizoi lojëra sportive për maturantët

UT organizoi lojëra sportive për maturantët

2019-04-26T14:44:47+00:00 Prill 25, 2019|
Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, më 24 prill 2019, për maturantët e qytetit të Tetovës organizoi lojëra në disiplina të ndryshme sportive. Kjo ngjarje sportive u organizua në kuadër të aktiviteteve për prezantimin e ofertës akademike për vitin 2019/2020.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i UT-së, Prof. Dr. Haki Ismaili tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë maturantë që planifikojnë studimet e tyre në të ardhmen t’i ndjekin në fakultetin tonë. “Ne si fakultet ka disa vite që për maturantët tanë organizojmë lojëra sportive në futboll të vogël, basketboll, volejboll, hendboll, volejboll plazhi dhe disiplina të tjera. Lojërat nuk kanë karakter garues por qëllimi kryesor është që maturantët të njihen me kushtet edhe ambientet sportive të cilat Universiteti ynë i posedon. Pjesëmarrja e maturantëve në këto lojëra është dëshmi se interesimi i tyre për t’u regjistruar në Fakultetin e Kulturës Fizike pritet të jetë i lartë”, u shpreh Prof. Dr. Haki Ismaili.
Maturantët pjesëmarrës në lojërat sportive mbetën mjaft të kënaqur me këtë organizim, duke shpresuar që vitet në vijim do të jenë pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike.

Zyra për Informim