Universiteti i Tetovës më 2 prill 2019, ka vijuar me prezantimin e platformës akademike për vitin 2019/2020 para maturantëve të qytetit të Tetovës. Ekipi promovues i përbërë nga profesorët e universitetit tonë, këtë vit ofertën e studimeve do ta paraqesë para maturantëve të të gjitha qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përmes kësaj fushate maturantët për së afërmi njihen në mënyrë të detajuar me 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, si dhe me programet studimore në kuadër të këtyre njësive. Mes tjerash, rëndësi iu kushtohet tre cikleve të studimeve, aktiviteteve arsimore dhe shkencore, bursave studentore, projekteve ndërkombëtare për përkrahjen e arsimimit të të rinjve, aktiviteteve studentore, si dhe kushteve dhe mundësive të tjera që universiteti i ofron për studentët.

Përveç kësaj, maturantët kanë mundësi që të njoftohen edhe me aktivitetet e ndryshme që realizohen brenda një viti akademik, si debatet publike, tryezat e rrumbullakëta, seminaret, simpoziumet dhe konferencat shkencore ndërkombëtare, garat studentore në ese dhe diciplina të ndryshme sportive, ligjërata profesionale në kuadër të programeve nga profesorët vizitues etj.
Fushata promovuesve e Universitetit të Tetovës synon që deri te çdo maturant të paraqesë misionin e universitetit që ka ndaj arsimimit të gjeneratave të reja dhe ngritjen e tyre në karrierën profesionale dhe akademike. Promovimi i ofertës do të përmbyllet me organizimin e “Ditës së Hapur”, e cila do të mbahet në sheshin e Rektoratit.
Zyra për Informim