Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE DHE TË USHQYERIT
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Mikrobiologjia dhe Imunologjia, Siguria e ushqimit dhe shëndeti publik veterinar (4.03.00.05, 4.03.00.22 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Mikrobiologji me parazitologji, Mjekësia sociale, Tjetër (3.01.00.07, 3.01.00.14, 3.01.00.16 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Fizikë, Fizikë mjekësore, Tjetër (1.03.00.01, 1.03.00.10, 1.03.00.16 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kimi, Edukimi në kimi (1.04.00.01, 1.04.00.08 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI EKONOMIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Ekonomia, Tjetër (5.02.00.01, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Statistika ekonomike, Tjetër (50327, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Ekonomia ndërkombëtare, Financa (5.02.00.02, 5.02.00.07 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
- Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
- Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 8 ditë, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës