Go Styria është program për bursa për studentët e magjistraturës dhe doktoraturës, si dhe ata të pasdoktoraturës, të interesuar për qëndrim kërkimor afatshkurtër (maksimumi 4 muaj) në kontekstin e hulumtimit për tezën master, të doktoraturës ose pasdoktoraturës.

Rajonet e synuara përfshijnë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Hungarinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë, Turqinë. Kandidatëve të përzgjedhur për programin do t’ju jepet mundësia për një periudhë hulumtimi në Universitetin e Grazit për të vazhduar dhe përfunduar studimet / hulumtimet e tyre në universitetet e tyre në vendin amë.

Kush mund të aplikojë?

• Studentët MASTER dhe TË DOKTORATURËS aktualisht të regjistruar në universitetet në rajonet e lartpërmendura dhe që tashmë punojnë në tezën e tyre master ose të doktoraturës.

• Studentët e pasdoktoraturës, që kanë përfunduar programin e tyre të doktoratës me rezultate të shkëlqyera. Përfundimi i doktoratës nuk duhet të jetë më shumë se 1 vit nga koha e aplikimit.

Për detaje mbi kriteret e pranimit, proceset e aplikimit dhe dokumentet, si dhe kontaktet për pyetje të mëtejshme ju lutemi referojuni faqes së programit:

http://international.uni-graz.at/en/stud/incoming/s-in-mprog/go-Styria/

Afati i fundit për aplikim është deri më: 8 prill 2019.