Forumi evropian Alpbach shpall konkurs për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeç, të cilët duan të marrin pjesë në konferenca udhëheqëse ndërdisiplinore dhe një sërë seminaresh akademike. Kandidatët do të kenë mundësi që të kenë një bashkëbisedim ndërdisiplinor me ekspertë nga fusha të ndryshme. Java e seminareve dhe simpoziumeve Alpach është në dispozicion për të gjithë aplikuesit ndërkombëtarë nga të gjitha disiplinat akademike.
Kohëzgjatja: 14.08-30.08.2019

Përfitimet

Bursa mbulon tarifën prej 1400 eurosh. Kandidatët të cilët nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e qëndrimit, mund të aplikojnë edhe për bursën tjetër që mbulon akomodimin (30 euro në ditë) si dhe ushqimin (17 euro në ditë).

Si të aplikoni?

Aplikimi bëhet online në linkun e mëposhtëm:
https://online.alpbach.org/en/online/profile/login/?next=/en/online/scholarship/

Afati për aplikim është deri më 29 mars 2019!

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare në linkun:
https://online.alpbach.org/en/online/profile/login/?next=/en/online/scholarship/
Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.