//Bursa për studime master nga programi Stefan Banach për vitin 2018/2019

Bursa për studime master nga programi Stefan Banach për vitin 2018/2019

2019-04-10T09:50:05+00:00 Prill 10, 2019|

Programi i bursave Stefan Banach synon të mbështetë rritjen socio-ekonomike të vendeve në zhvillim, duke përmirësuar njohuritë dhe edukimin e qytetarëve të vendeve të Partneritetit Lindor, vendeve të Azisë Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Programi përfshin:

• Shkollim falas ( lirim nga pagesa ) në studimet e magjistraturës në Poloni;
• Pagesa e bursës mujore të NAWA-s për të mbuluar koston e jetesës (350 euro);

Studimet e magjistraturës paraprihen nga një kurs i detyrueshëm mujor dhe kurs për përshtatje, që përgatit bursistët për studimet në Poloni. Fituesit e kësaj burse mund të përmirësojnë njohuritë e tyre të gjuhës polake dhe të trajnohen në lëndët kryesore, lidhur me rrjedhën e studimeve të tyre të ardhshme, para fillimit të vitit akademik.
Oferta e bursave u drejtohet shtetasve nga: Bjellorusia, Ukraina, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia, Kazakistani, Kirgistani, Uzbekistani, Taxhikistani, Turkmenistani, si dhe vendet e mëposhtme të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Programi mbulon një kurs të detyrueshëm njëmujor dhe një kurs për përshtatje me një bursë ose një kurs përgatitor 1-vjeçar me një bursë, para studimeve në Poloni.
Kurset synojnë të përmirësojnë njohuritë e pjesëmarrësve për gjuhën polake dhe njohuritë e tyre mbi lëndët që lidhen me rrjedhën e studimeve të tyre të ardhshme.
Shpenzimet e kurseve dhe bursave gjatë kursit, do të mbulohen nga NAWA si pjesë e buxhetit për programet e bursave.

Aplikoni individualisht online përmes sistemit NAWA: www.go-poland.pl
Zgjidhni universitetin dhe programin në të cilin dëshironi të regjistroheni, bazuar në ofertën edukative të institucioneve publike të arsimit të lartë polak.
Lista e universiteteve publike është në dispozicion në: www.go-poland.pl