//Bursa për studime të doktoraturës dhe pasdoktoraturës si dhe bursa për hulumtime në Zvicër për vitin akademik 2019/2020

Bursa për studime të doktoraturës dhe pasdoktoraturës si dhe bursa për hulumtime në Zvicër për vitin akademik 2019/2020

2018-10-02T10:03:46+00:00 Tetor 02, 2018|
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se Komisioni Federal i Bursave për studentët e huaj të qeverisë së Zvicrës për vitin akademik 2019-2020 do të ndajë më së shumti 30 bursa për studime të doktoraturës dhe pasdoktoraturës si dhe për hulumtime për studentët nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kaukazit, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.
Bursat janë të dedikuara për kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare me sukses të lartë, studime për doktoraturë dhe pasdoktoraturë si dhe për kërkime në të gjitha fushat shkencore në cilindo nga universitetet shtetërore ose në institutet e njohura të Zvicrës.
Konkursi nuk parasheh ndarjen e bursave për studime universitare dhe master.
Informata më të hollësishme për ndarjen e bursave mund të merren në faqen e internetit të Ambasadës zvicerane në Shkup, www.eda.admin.ch/macedonia, në nr. e telefonit: 02/ 3 103 300 dhe përmes adresës elektronike skopje@eda.admin.ch.
Formularët për aplikim dhe të gjitha dokumentet e kërkuara mund të merren në Ambasadën e Zvicrës në Shkup. Të njëjtat duhet të dorëzohen në tri kopje, më së voni deri më 15 nëntor 2018.