//Bursa të fondit ndërkombëtar të Vishegradit për vitin akademik 2019/2020

Bursa të fondit ndërkombëtar të Vishegradit për vitin akademik 2019/2020

2019-02-11T11:07:40+00:00 Shkurt 11, 2019|

Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit për vitin akademik 2019/2020 ofron bursa për studime të rregullta, master, për doktoraturë dhe pasdoktoraturë në të gjitha disiplinat shkencore, të dedikuara për shtetasit e Shqipërisë, Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në vendet e Vishegradit (Republika Çeke, Sllovaki, Hungari dhe Poloni).
Bursa për studentët është 2.300 euro për semestër dhe 1,500 euro për semestër për institucionin nikoqir.
Të gjitha informacionet e nevojshme mbi mënyrën, kushtet dhe formën e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit:
https://www.visegradfund.org/apply/mobilities/visegrad-scholarship/
Afati i fundit për aplikim është 15 mars 2019.