//Bursë nga Universiteti i Muzikës dhe Arteve Performuese- Graz, Austri

Bursë nga Universiteti i Muzikës dhe Arteve Performuese- Graz, Austri

2019-10-30T17:02:56+00:00 Tetor 30, 2019|

Me programin e bursave “Më të mirët nga Juglindja”, studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi i Artit muzikor kanë mundësinë për të marrë një bursë në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz të Austrisë.
Fituesit e bursave “Më të mirët nga Juglindja” kanë mundësinë të regjistrohen në një nga kurset e rregullta vijuese të studimeve në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz:
Vokal (Voice) – (Bachelor dhe Master),
Këndimi Koncertal – (Master) dhe
Performancë në Operë – (Master ).
Ata do të marrin një bursë për katër semestra, duke filluar me vitin akademik 2020/2021.
Thirrjen dhe formularin e aplikimit e keni të bashkangjitur.
Për më tepër informacione, mund të gjeni në lidhje me programin e bursave “Më të mirët nga Juglindja”, në faqen e internetit:
https://csc-kug.at/studierende/news/newsdetail/best-of-south-east-stipendium-2020-21- und-2021-22
Afati i fundit për aplikim është deri më 15 mars 2020!