//Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon me serinë e fitoreve

Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon me serinë e fitoreve

2019-03-15T13:10:05+00:00 Mars 14, 2019|
Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit të volejbollit për meshkuj të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën, më 9 mars 2019, në Tetovë u zhvillua derbi mes KV “Universiteti i Tetovës” dhe KV “Vardari”.
Në këtë përballje KV “Universiteti i Tetovës” me përforcimet e reja që ka bërë në radhët e tij e deklasoi KV “Vardari”, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3 – 0 në sete. Me këtë fitore studentët e Universitetit të Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e dytë në renditjen tabelare, duke bërë gjithnjë e më shumë presion ndaj vendit të parë, të cilin e mban KV “Strumica”.
Katër ditë më vonë, të mërkurën, më 13 mars 2019, KV “Universiteti i Tetovës” në ndeshjen për kupën e Maqedonisë së Veriut, shënoi fitore me rezultat të ngjashëm 3 – 0 me sete ndaj KV “Liria Zherovjan”. Me këtë fitore KV “Universiteti i Tetovës” kalon në gjysmëfinale të kupës së volejbollit dhe për kundërshtar pritet të ketë njërën nga tre klubet tjera gjysmëfinaliste si KV “Shutova”, KV “Strumica” dhe KV “Vardari”.
Emri i kundërshtarit për në gjysmëfinale do të bëhet i ditur pas hedhjes së shortit, megjithatë kapiteni i KV “Universiteti i Tetovës”, Hamza Veseli, thotë se deri më tani klubi është në rrugën e duhur për t’i fituar të gjitha ndeshjet dhe t’i sjellin trofetë në Universitetin e Tetovës.

Zyra për Informim