I nderuari staf akademik dhe staf administrativ i Universitetit të Tetovës!
Universiteti i Tetovës shpall të hapur Konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin veror të vitit akademik 2019/2020.
Dokumentet dhe hapat e nevojshëm për aplikim janë:
- Mobilitet për stafin akademik (mësimdhënie);
- Aplikimi online
- Marrëveshja e mobilitetit të stafit për mësimdhënie
- Ftesë (Letter of invitation) nga universiteti nikoqir [1]
- Biografi e shkurtër (Europass model) https://europass.cedefop.europa.eu/editors/en/cv/compose
- Letër motivimi
- Mobilitet për stafin administrativ (trajnim);
- Aplikimi online
- Marrëveshja e mobilitetit të stafit për trajnime
- Ftesa (Letter of invitation) nga universiteti/institucioni nikoqir
- Biografi e shkurtër (Europass model) https://europass.cedefop.europa.eu/editors/en/cv/compose
Përzgjedhjen apo rangimin e kandidatëve e bën Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar sipas parimit: I/e pari/a që vjen – i/e pari/a shërbehet, pasi kandidati t’i ketë plotësuar kriteret e përcaktuara, edhe atë: plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm (online), njohjen e gjuhës angleze ose njohjen e gjuhës së universitetit nikoqir, letrën e motivimit.
Përparësi do të kenë:
- Kandidatët që aplikojnë për herë të parë për mobilitet Erasmus +
- Kandidatët që kanë nxitur marrëveshje të reja bashkëpunimi.
Për çdo paqartësi ose informatë shtesë, Ju lutemi të drejtoheni te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar!
Afati për aplikim është deri më 28 shkurt 2020!
[1] Këtu e gjeni listën e universiteteve/institucioneve me të cilat kemi marrëveshje.