//Konkurs – për arkitektët e rinj

Konkurs – për arkitektët e rinj

2018-05-29T13:57:11+00:00 Mars 28, 2018|
YAC është një shoqatë ndërkombëtare e cila daton që nga viti 2013 dhe ka organizuar mbi 17 konkurse me ide që kanë pasur për qëllim nxitjen dhe përhapjen e arkitektëve dhe dizajnerëve të rinj në mbarë botën. Aktualisht, Yac promovon muzeun ushtarak, një projekt interesant në bashkëpunim me qeverinë italiane, duke synuar transformimin e kalasë ushtarake të Capo d’Orso në një muze të historisë ushtarake, historisë detare dhe të lundrimit.
Si të transformohen arkitekturat e luftës në arkitektura të reja turistike dhe kulturore?
Kjo do të jetë edhe sfida e këtij konkursi të muzeut ushtarak, i cili do t’u ofrojë projektuesve mundësinë për të hartuar qendrën më të rëndësishme për zbulimin e historisë ushtarake, rinovuar nga kultura dhe arkitektura të reja dhe do të pasurojë shoqërinë bashkëkohore duke i dhënë botës një prej muzeve më interesante në botë.Të gjithë arkitektët e rinj të cilët do të marrin pjesë do të shpërblehen me çmime si:

ÇMIMI I PARË
10 000 euro
ÇMIMI I DYTË
4.000 euro
ÇMIMI I TRETË
2.000 euro
ÇMIMI PËR ARRITJE
1.000 euro
10 ÇMIME NDERI
30 ÇMIME FINALISTE

Të gjitha vendimet e propozuara do të shpallen në revista arkitekturore, faqet e internetit dhe ekpozitat ndërkombëtare.

Afatet për aplikim dhe tarifat:

26 mars-22 prill 2018– Aplikim i hershëm / 75 euro
23 prill 2018 -20 maj 2018- Aplikim standard / 100 euro
21 maj 2018 – 17 qershor- Aplikim i vonshëm /150 euro
20 qershor 2018- Afati i dorëzimit të materialeve
25 qershor 2018- Vlerësimi nga ana e jurisë
3 shtator- Shpallja e rezultateve

Për të aplikuar klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.youngarchitectscompetitions.com/competition#partecipa

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare:
http://www.youngarchitectscompetitions.com/competition#contest

Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.