//Konkurs për bursa kërkimore ndërkombëtare në Gjermani

Konkurs për bursa kërkimore ndërkombëtare në Gjermani

2019-02-06T10:21:45+00:00 Shkurt 06, 2019|

Bursat me afat të shkurtër studentëve të talentuar ndërkombëtarë u japin mundësi për t’u njohur me kushtet, temat e hulumtimit të SFB 874 dhe për të mësuar aftësitë që nevojiten për të filluar një projekt Ph.D. në SFB. Pas kalimit me sukses të programit, kandidati do të integrohet në programin e doktoratës të Grupit të Trajnimit të Kërkimit të Integruar të SFB 874 dhe do të marrë pjesë në programin studimor që operohet nën kujdesin e Shkollës Ndërkombëtare për Neuroshkencë.

Kush mund të aplikojë?

Studentë ndërkombëtarë që nuk kanë jetuar më parë në Gjermani;

Studentë nga të gjitha vendet janë të mirëseardhur.

Kriteret:

Aplikantët duhet të kenë një diplomë master, diplomë ose shkallë ekuivalente në   neuroshkencë, biologji, kimi, inxhinieri, matematikë, psikologji ose fusha të tjera të lidhura me neuroshkencën, duke përfshirë një tezë eksperimentale;

Të kenë interes në temat e SFB 874;

Sukses të shkëlqyer akademik dhe aftësi të rrjedhshme të gjuhës angleze.

Përfitimet 

Një bursë prej 1300 euro për një periudhë prej maksimum 6 muajsh (Përfituesi i bursës   duhet të përballojë koston e sigurimit shëndetësor);

Trajnim teorik dhe praktik në fushat e hulumtimit të SFB 874;

Një rrjet ndërkombëtar i shkencëtarëve të mirënjohur;

Integrim në jetën sociale dhe kulturore të RUB-it dhe qytetit të Bochum-it. 

Si të aplikoni? 

Aplikimet mund të dorëzohen në çdo kohë nëpërmjet sfb874-irtg@rub.de Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit.

https://www.ruhr-uni-bochum.de/sfb874/integrated_research_training_group/fellowship/fellowship.html