//Kurs për trajnues në Fakultetin për sport në Universitetin e Leipzigut

Kurs për trajnues në Fakultetin për sport në Universitetin e Leipzigut

2019-06-17T13:35:46+00:00 Qershor 17, 2019|

Çdo vit akademik, Fakulteti për Sport në Universitetin e Leipzigut, me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, organizon kurse ndërkombëtare për profesorë dhe trajnues të kulturës fizike, për një periudhë prej 5 muajsh. Lloji i kurseve ndryshon çdo vit, dhe në kurset e vitit 2020 ofrohen kurse për trajnues në fushën e volejbollit, atletikës, futbollit dhe sporteve për personat me nevoja të veçanta.

Të gjitha informatat, kushtet dhe dokumentet për aplikim mund të gjenden në linkun e mëposhtëm: www.itk.uni-leipzig.de.

Fletaplikimi duhet të dorëzohet në adresën e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, deri më 10 gusht 2019, e cila duhet të verifikojë nëse dokumentet janë të kompletuara dhe të njëjtat i dorëzon në Universitetin e Leipzigut.

Ambasada e Gjermanisë në Shkup
Rr. “Lerinska”, nr. 59, 1000 Shkup
Departamenti i Kulturës dhe Arsimit
Personi përgjegjës: Heike Jeveski
Tel.: 389 2 309 38 49
E-mail: pr-100@skop.diplo.de
www.skopje.diplo.de