//Në UT u intervistuan studentët që kanë aplikuar për lirim nga participimi

Në UT u intervistuan studentët që kanë aplikuar për lirim nga participimi

2021-09-23T09:25:15+00:00 Shtator 23, 2021|

Në Universitetin e Tetovës, përmes platformës online u realizuan intervistat me studentët që kanë aplikuar për  bursën universitare në ciklin e parë për vitin akademik 2021-22.

Nga Zyra për Arsim e UT-së, informojnë se, interesimi i studentëve për shfrytëzimin e bursës ishte i lartë. Kriteri kryesor për të fituar bursën e lartpërmendur është mesatarja e notave gjatë studimeve, e cila duhet të jetë mbi 9.5.

Rezultatet finale të fituesve do të shpallen pas shqyrtimit të përgjigjeve të intervistave nga komisioni për vlerësim, dhe më pas do të vendoset se cilët studentë do të lirohen nga participimi në bazë të pikëve të grumbulluara, sipas kritereve të paracaktuara.

Universiteti i Tetovës për çdo vit ndan bursa për studentët ekselencë dhe kategori në programet studimore të ciklit të parë dhe të dytë.