//Program për shkëmbim të studentëve dhe shkencëtarëve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

Program për shkëmbim të studentëve dhe shkencëtarëve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

2019-03-13T14:13:35+00:00 Mars 13, 2019|

Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik informon se duke filluar nga viti akademik 2019/2020, realizimi i bashkëpunimit dypalësh ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë nga ana e Polonisë do të kryhet në kuadrin e “Programit të ri për shkëmbimin e studentëve dhe shkencëtarëve”, si pjesë e bashkëpunimit dypalësh–ofertë për studentët dhe shkencëtarët e huaj (“Exchange Programme for students and scientists as part of the bilateral cooperation – offer for incoming students and scientists”). Risi e rëndësishme në procedurën për kandidatët është se pas pranimit të tyre fillestar, do të jenë të detyruar të regjistrohen individualisht në sistemin NAWA TIK.

Linku për regjistrim është: https://www.nawa.gov.pl/en/

Bursa përfshin shpenzimet e studimeve dhe jetesës (strehim, ushqim, etj.) gjatë qëndrimit për studime, hulumtim, ligjëratë ose në fushën e artit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe informata më të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit:
https://nawa.gov.pl/studenci/studenci-zagraniczni/program-wymiany-osobowej-studentow-i-naukowcow-w-ramach-wspolpracy-bilateralnej-oferta-przyjazdowa

Aplikimet duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 15 maj 2019.

Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar,
e-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk