//Shkolla verore Antall Jozsef 2019 – Thirrje për aplikim

Shkolla verore Antall Jozsef 2019 – Thirrje për aplikim

2019-04-17T15:35:46+00:00 Prill 17, 2019|

Qendra për Dituri Antall József organizon shkollë verore, që do të mbahet në Budabest, në periudhën prej 01-11 korrik të vitit 2019. .
Kjo shkollë verore është e hapur për kandidatët e studimeve Master dhe PhD, ekspertë të rinj dhe profesionistë në fillimet e karrierës së tyre në marrëdhënieve ndërkombëtare, shkenca politike, studime mbi sigurinë, studime regjionale, ekonomi dhe fusha të tjera kërkimore.
Mosha: 23-35 vjeç
Niveli arsimor: Master dhe PHD (studimet në rrjedhë dhe të mbaruara)
Aplikimi
Dokumentet e nevojshmë për aplikim janë të listuara më poshtë:
• Letër motivimi ( një faqe, PDF)
• Letër rekomandimi (e nënshkuar, PDF)
• Vërtetim për njohje të gjuhës angleze (C1/e avanacuar ose diplomë).
Bursa
Për kandidatët e selektuar ofrohen dy lloje të bursave:
Bursa e kategorisë 1 përfshin:
• Akomodim me mëngjes të përfshirë;
• Drekë;
• Harxhime të rrugës.
Bursa e kategorisë 2 përfshin:
• Akomodim me mëngjes të përfshirë;
• Drekë.

Tarifa për regjistrim është 80 Euro (pagesa realizohet përmes transferit bankar pas përzgjedhjes së kandidatit).
Më shumë informacione mund të merrni në web faqen http://ajsummerschool.com/en/application ose përmes e-mail-it: info@ajsummerschool.org
Afati i fundit për aplikim është deri më 21 prill 2019.