//Shpallje për kryerjen e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shpallje për kryerjen e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

2019-03-13T14:21:34+00:00 Mars 13, 2019|

Ju informojmë se studentët e institucioneve të arsimit të lartë nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, shkencave kompjuterike dhe shkencave të tjera shoqërore, që i përkasin fushave të punës së njësive organizative të Bankës Popullore kanë mundësi të kryejnë punë praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit të vitit 2019.
Në pajtim me aktin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili rregullon mënyrën e kryerjes së punës praktike, numri maksimal i praktikantëve që mund të kryejnë punë praktike në të njëjtën kohë është 32 persona, gjegjësisht nga dy persona për çdo njësi organizative për një periudhë prej një muaji.
Nëse jeni të interesuar të fitoni njohuri nga fusha e punës së njësive organizative të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju lutemi të paraqiteni më së voni deri në 10 maj të vitit 2019, në mënyrën si vijon:
Formularin „Fletëparaqitje për kryerjen e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ mund ta shkarkoni këtu: (shkarko)
Kërkesa dorëzohet në Bankën Popullore, pasi të jetë plotësuar tërësisht nga ana e studentit bashkë me vërtetim dhe vulë të fakultetit, ndërsa fletëparaqitjes duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim:
• dëshmi për llojin e arsimimit që është duke u zhvilluar (kopje e indeksit ose ID-së)
• dëshmi për notën mesatare
• dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (gjithashtu pranohet kopje e një provimi të dhënë të gjuhës angleze)
• dëshmi për njohjen e MS Office (gjithashtu pranohet kopje e një provimi të dhënë të teknologjisë së informacionit)
• letër e shkurtër motivuese
Fletëparaqitja, bashkë me dokumentet shoqëruese, dorëzohet në arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose përmes postës, më së voni deri më 10 maj të vitit 2019, me shënimin „PËR PUNË PRAKTIKE“, në adresën në vijim:
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Bul. “Kuzman Josifovski – Pitu” nr. 1
1000, Shkup

http://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-oglas-za-vrsene-prakticna-rabota-vo-narodnata-banka-na-republika-severna-makedonija-al.nspx