//Studentët e UT-së realizuan ekspeditë studimore në treva të ndryshme shqiptare

Studentët e UT-së realizuan ekspeditë studimore në treva të ndryshme shqiptare

2019-05-07T15:52:37+00:00 Maj 07, 2019|
Prej 2 – 4 maj 2019, studentët e Programi studimor të Gjeografisë nga Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, e realizuan me sukses ekspeditën shkencore në treva të ndryshme shqiptare. Gjatë kësaj ekspedite, studentët e vizituan bifurkacionin ((Bigëzimin) e lumit Nerodime, Shpellën e Gadimes, Ujëvarën e Mirushës në Pejë dhe Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës.
Në ditën e dytë, ata e vizituan burimin e lumit Drini i Bardhë, Rozhajën, Plavën, Podgoricën, Tuzin dhe Shkodrën. Në ditën e tretë të vizitës studimore, studentët fillimisht e vizituan Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Kështjellën e Rozafës, Velipojën, Muzeleumin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Lezhë, ndërsa këtë ekspeditë e përmbyllën me vizitën e disa monumenteve historike në qytetin e Prizrenit.
Në këtë ekspeditë, studentët u shoqëruan nga profesorët e tyre, shefi i Katedrës së Gjeografisë, Prof. Dr. Resul Hamiti, Prof. Dr. Fauzi Skenderi, Prof. Dr. Zija Zimeri, Doc. Dr. Meribe Mustafi, Ass. Mireme Rushiti dhe Ass. Blerta Veseli.
Profesorët u shprehën mjaft të kënaqur me interesimin e treguar të studentëve në këtë ekspeditë, duke konkluduar se qëllimi parësor i kësaj vizite studimore është realizuar me sukses dhe se janë përmbushur të gjitha objektivat që parashihen edhe në Programin studimor të Gjeografisë.

Zyra për Informim