“Zhvillimi ekonomik si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian”, si dhe “Shteti i së drejtës dhe shoqëria civile” ishin temat boshte të dy konferencave shkencore ndërkombëtare, që i zhvilluan punimet në Universitetin e Tetovës.
Studiuesit shkencorë nga lëmenjtë e ekonomisë, biznesit, turizmit, administratës etj, në konferencën VI ndërkombëtare që u organizua nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administratës së Biznesit prezantuan punimet e tyre shkencore mbi zhvillimin ekonomik në vendin tonë, rritjen e tregtisë dhe investimeve të huaja si dhe mbi përfitimet që vendi ynë do të ketë me anëtarësimin në strukturat euro-atlantike. Ndërsa studiuesit nga fushat e drejtësisë, medias, shoqërisë civile etj., në konferencën V ndërkombëtare, që e organizoi Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” diskutuan për reformat në sistemin e drejtësisë, rolin e medias dhe shoqërisë civile.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në hapjen e punimeve të konferencave, u shpreh se temat që trajtojnë këto konferenca janë shumë aktuale pasi që të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimeve të mëdha që ndodhin në vendin tonë, debateve të pafundme në raport me ngjarjet që zhvillohen, pritshmërive të publikut për të ardhmen e vendit dhe orientimin e tij drejt realizimit të aspiratave progresive. Sipas tij, universitetet, si institucione më përfaqësuese të shoqërisë, sigurisht se nuk mund të qëndrojnë indiferente përballë këtyre situatave, aq më tepër që kanë kompetencë profesionale, përgatitjen e duhur, kuadrot e nevojshme dhe vizionin e qartë për të trajtuar çështje nga më të ndryshmet. “Besoj se, bordet drejtuese të konferencave respektive, me përzgjedhjen e këtyre temave aktuale, do të debatojnë në mënyrë shkencore gjithë problematikën me të cilën ndeshet sot shteti i së drejtës dhe alternativat e përshpejtimit të forcimit të ekonomisë. Po t’i referohemi temës së parë, vlerësojmë se një rol të rëndësishëm në nxitjen e institucioneve në respektimin dhe zbatimin e ligjeve, realizimin e angazhimeve të tyre, thellimin e mëtejmë të reformave institucionale që nxisin pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin, i takon shoqërisë civile. Por, kjo ndodh në shtetet me demokraci funksionale, ku respektohet e drejta e qytetarëve dhe shoqërisë civile për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse, qasjen në informacionin publik, të drejtën për të propozuar ligje, të drejtën e lirisë së fjalës dhe shumë të drejta të tjera që garantohen me kushtetutë. Edhe përkundër mungesës së standardeve të lartpërmendura, në vendin tonë dhe jo vetëm, shoqëria civile ka dhënë kontributin e saj në avancimin e shumë proceseve, si në sektorin e ofrimit të shërbimeve, mobilizimin e komuniteteve lokale, mbrojtjen e grupeve në nevojë, transparencën e institucioneve dhe forcimin e kapaciteteve të tyre” – theksoi Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Ai më tej shtoi se komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për reforma të thella, sidomos në lëmin e drejtësisë, reformimi i së cilës do të kishte efekte të drejtpërdrejta edhe në sektorë të tjerë me rëndësi, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile. “Sa i takon zhvillimit ekonomik edhe këtu kërkohen rregulla që konkurrenca ekonomike të realizohet në kushte të barabarta, brenda një sistemi konkurrues të denjë për një shoqëri demokratike. Vendi ynë dhe fqinjët tanë në rajonin e Ballkanit perëndimor janë orientuar drejt integrimeve euro-atlantike, por për t’i përqafuar vlerat evropiane, demokracinë e konsoliduar dhe shtetin e së drejtës, duhet që të gjithë të angazhohemi fort, të japim kontributin tonë si shoqëri civile, si institucione arsimore dhe si shoqëri përparimtare e shekullit 21” – tha mes tjerash Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Ministri për investime të huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Bardhyl Dauti, tha se opsioni më i qëndrueshëm dhe përcaktimi më i drejtë i Maqedonisë mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO. “Integrimet euro – atlantike janë përcaktim strategjik i Republikës së Maqedonisë, si garanci për sigurinë, paqen, stabilitetin dhe zhvillimin. Integrimi në BE do të thotë treg më i madh, konkurrencë më e madhe, më shumë mundësi si dhe më shumë siguri për të gjithë qytetarët. Për vende si Maqedonia, nuk është e vlefshme pyetja, nëse duhet të integrohet në BE dhe NATO, por si të përshpejtohet ky proces” – u shpreh ministri Prof. Dr. Bardhyl Dauti.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore theks të veçantë i kushtoi raportit të indeksit global të konkurrueshmërisë, që u publikua ditë më parë nga Forumi Ekonomik Botëror, në të cilin theksohet se gjendja momentale në sferën e ekonomisë, por edhe në sferat tjera nuk është e volitshme në Republikën e Maqedonisë. “Fakt tjetër shqetësues për këtë raport është se institucionet e vendit janë ranguar në vendin e 85-të,gjë që është një tregues se biznesi has në vështirësi për shkak të ngecjes institucionale. Prandaj ne si Odë Ekonomike vlerësojmë se për të arritur qëllimet tona si shtet dhe si sektor i biznesit, duhet që edhe politikbërësit të ndërmarrin iniciativa konkrete për zhvillimin dhe përparimin e shtetit për të arritur në nivelin e shteteve anëtare të BE-së” – deklaroi z. Nebi Hoxha.
Mbi rëndësinë dhe tematikat e sesioneve të këtyre konferencave, vlerësimet e tyre i dhanë edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili si dhe dekani i Fakultetit të Administratës së Biznesit, Prof. Dr. Naser Rahimi. Ata u shprehën mjaft të kënaqur edhe me bordet drejtuese të revistave shkencore ndërkombëtare, që botohen nga fakultetet respektive të Universitetit tonë, ajo e Fakultetit Ekonomik, “Vizioni Ekonomik” që sot e përuroi numrin e 5-të me radhë dhe revista shkencore e Fakultetit Juridik “Justicia”, e cila e promovi numrin e 4-t. Organizimin e këtyre konferencave në emër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” e përshëndeti prodekanja e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Prof. Dr. Sc. Irena Rajçinovska Pandeva.