Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet
KONKURS
për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës
Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin e Tetovës:
FAKULTETI FILOZOFIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Filozofi, Filozofia e politikës (6.03.01.01, 6.03.01.08 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit);
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Psikologjia e punës dhe organizative, Metodologjia dhe psikometria (5.01.00.07, 5.01.00.08 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit);
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Etnologjia e përgjithshme, Etnlogjia nacionale (6.05.01.01, 6.05.01.02 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI PEDAGOGJIK
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Edukim special dhe rehabilitim (5.03.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit);
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Arsimimi i mësimdhënësve, Metodikë, Gjinia dhe kultura (5.03.00.11, 5.03.00.03, 5.09.05.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Patologjia dentare, Stomatologji restaurive, Endodoncia, Diagnostifikimi me rëntgen në stomatologji, Tjetër (3.05.01.05, 3.05.01.10, 3.05.01.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE – NATYRORE
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkencat kompjuterike, Tjetër (1.02.00.01, 1.02.00.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit);
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Kimi, Kimi analitike (1.04.00.01, 1.04.00.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit);
- Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Imunologjia, Mikrobiologjia (1.06.00.02, 1.06.00.13 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:
- Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
- Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
- Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
- Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
- Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
- Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të
punimeve të publikuara;
- Biografi e shkurtër;
- Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
- Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
- Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
- Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
- Certifikatë e shtetësisë.
*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për аrsimin e lartë.
*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në
afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.
Universiteti i Tetovës