Bibliotekat e qendrave, institucioneve prestigjioze nga vendi ynë dhe arena ndërkombëtare tashmë janë pajisur me botimet shkencore të Universitetit të Tetovës. Botimet, përkatësisht revistat shkencore të fakulteteve të Universitetit të Tetovës, u janë dërguar disa prej institucioneve kryesore në vendin tonë e rajon, por edhe qendrave prestigjioze ndërkombëtare në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zyra për Hulumtime Shkencore dhe Inovacione të UT-së bëjnë të ditur se: Presidenca e Gjermanisë, Bundestagu Gjerman, Kryeministria e Gjermanisë
Presidenca e Shteteve të Bashkuara, Presidenca e Francës, Presidenca e Italisë, Kryeministria e Italisë, Kryeministria Spanjolle, Kryeministria Austriake, Mbretëria e Anglisë, Kryeministria Britanike, Biblioteka Kombëtare e Gjermanisë – Gjermani, Libraria e Kongresit Amerikan – Divizioni i Shkencave Humane dhe Sociale – Uashington, Asambleja Nacionale e Francës – Strasburg, Kryeministria Franceze – Paris, Presidenca Franceze – Paris, Biblioteka Nacionale Qendrore e Romës – Itali, Presidenca Spanjolle – Madrid, Biblioteka Nacionale e Spanjës – Madrid, Madhëria e tij Mbreti Philippe Leopold Louise Marie – Bruksel, Kryeministria Belge – Bruksel, Presidenca Belge – Bruksel, Libraria Mbretërore Belge – Bruksel, Presidenca e Konfederatës Zvicerane – Bern, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës – Bern, Biblioteka Kombëtare e Zvicrës – Bern, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Vjenës – Austri, Biblioteka Kombëtare e Austrisë – Vjenë, Presidenca Polake – Varshavë, Kryeministria Polake – Varshavë, Kryesia e Sejm – it – Varshavë, Libraria Kombëtare e Polonisë – Varshavë, Presidenca e Indisë – Nju Delhi, Kryeministria e Indisë – Nju Delhi, Biblioteka Kombëtare e Indisë “Belvedere” – Kalkutë, Parlamenti i Indisë – Nju Delhi, Presidenca e Irlandës – Dublin, Kryeministria e Irlandës – Dublin, Biblioteka Kombëtare e Irlandës – Dublin, Biblioteka Britanike – Londër, Tribunali i Hagës – Holandë, Këshilli Evropian për të Drejtat e Njeriut – Strasburg, Universiteti i Ilionisit Verior – DeKalb, Çikago, Biblioteka Përkujtimore të Universitet të Ilionisit Verior – DeKalb, Çikago, Mbretëria e Danimarkës – Kopenhagë, Parlamenti Danez – Kopenhagë, Biblioteka Mbretërore Daneze – Kopenhagë, Kryeministria e Finlandës – Helsinki, Presidenca e Finlandës – Helsinki, Parlamenti i Finlandës– Helsinki, Biblioteka Kombëtare e Finlandës – Helsinki, Kryeministria e Norvegjisë – Oslo, Presidenca e Norvegjisë – Oslo, Biblioteka Kombëtare e Norvegjisë – Oslo, Kryeministria e Suedisë – Stokholm, Parlamenti i Suedisë – Stokholm, Biblioteka Kombëtare e Suedisë – Stokholm, Mbretëria e Holandës – Hagë, Kryeministria Holandeze – Hagë, Parlamenti i Holandës – Hagë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – Hagë, Biblioteka e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – Hagë, Biblioteka Kombëtare e Holandës – Hagë, Presidenca e Turqisë – Ankara, Parlamenti i Turqisë – Ankara, Biblioteka Kombëtare e Turqisë – Ankara, Observatoriumi i Magna Kartës – Bolonjë, Parlamenti Evropian – Strasburg, Agjencioni Evropian i Mbrojtjes –Bruksel, Komisioni Evropian – Bruksel, Papa Françesku – Vatikan, Biblioteka “Apostolica “ Vatikan, Kombet e Bashkuara – Gjenevë, NATO – Bruksel, EUA (Asociacioni i Universiteteve Evropiane) Bruksel, OSBE – Vjenë, BUA (Asociacioni i Universiteteve Ballkanike)-Traki, Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria Shqiptare – Këshilli i Ministrave, Presidenca e Republikës së Shqipërisë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Presidenca e Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Instituti Albanologjik -Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademia e Shkencave dhe Arteve së RMV-së, Universiteti ”Shën Kiliri dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Universiteti ”Nënë Tereza” Shkup, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – janë disa nga institucionet të cilat tashmë në bibliotekat e tyre do t’i kenë edhe botimet e përzgjedhura të Universitetit të Tetovës.
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, thekson se institucioni që ai e drejton, institucioneve të lartpërmendura u ka dërguar një përzgjedhje botimesh nga një fushë e gjerë hulumtuese, përkatësisht
katër revista të përzgjedhura, të cilat e përfaqësojnë angazhimin dhe përkushtimin e Universitetit të Tetovës në fushën e hulumtimit, arsimimit dhe vlerave njerëzore.
“Të katër botimet paraqesin mirënjohje ndaj vlerave të cilat të gjithë duhet t’i çmojmë e t’i lartësojmë si: dinjiteti, dashuria, respekti, guximi, toleranca, barazia, solidariteti dhe urtësia. Një përzgjedhje artikujsh mbi figurën e së Shenjtës (Nënë) Terezë, mbi jetën, veprën dhe humanizmin e saj, më së miri e përfaqëson madhështinë e kësaj figure, e cila i ka dhënë botës kaq shumë dhe e cila paraqet një mishërim të përsosur të këtyre vlerave. Një botim tjetër yni, e lartëson jetën dhe veprën e themeluesit të Universitetit të Tetovës, figurën e të ndjerit Fadil Sulejmani. Përveç këtyre, një përzgjedhje artikujsh mbi personalitetin e Adem Demaçit dhe protestave të 1968-ës, rrëfejnë histori për rezistencën dhe trimërinë, në përpjekje për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë ata që u privuan nga jeta dhe liria”- ka deklaruar Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti në komunikimin e tij me drejtues institucionesh.
Viteve të fundit, Universiteti i Tetovës ka botuar një seri botimesh shkencore të trembëdhjetë fakulteteve, në të cilat elaborohet kërkimi shkencor i qindra hulumtuesve – pjesëmarrësve në seminare, simpoziume, konferenca shkencore, tryeza, debate dhe veprimtari të tjera me karakter edukativ-arsimor.