//Bursa Ndërkombëtare Parlamentare

Bursa Ndërkombëtare Parlamentare

2018-11-13T15:28:21+00:00 Nëntor 13, 2018|

Bundestagu gjerman së bashku me Universitetin Freire, Universitetin Humboldt dhe Universitetin Teknik të Berlinit ndan çdo vit rreth 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 marsi deri më 31 korrik.
Nëse vini nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Franca, Izraeli, SHBA, Amerika Veriore ose bota arabe, me anë të Bursave Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut (IPS) mund të fitoni mundësinë që përmes një anëtari të Bundestagut të njiheni me sistemin parlamentar gjerman, për një periudhë prej pesë muajsh. Programi është nën mbikëqyrjen e presidentit të Bundestagut.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve
IPS-ja është e hapur për të rinj të kualifikuar, të përkushtuar, me mendje të hapur dhe me interesim në politikë, të cilët kanë vullnetin për të formësuar në mënyrë aktive të ardhmen demokratike të vendit të tyre.
Kërkesat:
• Shtetësia e vendit pjesëmarrës (mundësia e shtetësisë së dyfishtë);
• Studim universitar i kryer;
• Aftësi shumë të mira në gjuhën gjermane;
• Mosha nën 30 vjeç (në fillim të bursës).
Përveç kësaj, sigurohet pagesa prej 500 eurosh, strehimi falas, sigurimi shëndetësor dhe ndaj fatkeqësive. Kostot e ardhjes dhe largimit nga Berlini gjithashtu do të mbulohen. Afati i fundit për të aplikuar është data 30 qershor.
Më shumë informacione mund të merrni në web faqen zyrtare:
https://www.bundestag.de/ips