//Bursat nga programi Fulbright (studime pasdoktorature) për vitin akademik 2019-2020

Bursat nga programi Fulbright (studime pasdoktorature) për vitin akademik 2019-2020

2018-10-04T14:03:18+00:00 Tetor 04, 2018|
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë informon se konkursi për aplikim në programin për bursa Fulbright, i dedikuar për studime pasdoktorature në Shtetet e Bashkuara për vitin akademik 2019-2020, tashmë është i hapur.
Të gjitha informatat e hollësishme në lidhje me procesin e aplikimit dhe fazat e përzgjedhjes në këtë program të përbashkët të qeverive të SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë janë në dispozicion në vegëzën:
https://mk.usembassy.gov/fulbright-program-competition-2019-2020-academic-year-now-open/

Formulari për aplikim mund të merret nga vegëza:
https://iie.embark.com/apply/visitingscholars ose

https://foreign.fulbrightonline.org/.

Afati i fundit për aplikim është deri më 1 nëntor 2018.