Konkurs – ESM

2019-09-11T09:51:45+00:00 Shtator 11, 2019|

Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar në mes SHA Centralet elektrike të Maqedonisë së Veriut (SHA ESM Shkup) dhe Universitetit të Tetovës, është shpallur:
KONKURS
për ndarjen e 5 bursave për studentët e Universitetit të Tetovës.
Në këtë konkurs mund të paraqiten:
• Studentë të rregullt të fakultetit përkatës, të cilët janë të regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2018/2019;
• Studentët që studiojnë në njërin nga programet e mëposhtme studimore:

 Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Programi studimor Mekatronikë;
 Fakulteti i Shkencave të Zbatuara,
Programi studimor Inxhinieri ekonomike;
 Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
Programi studimor Informatikë – drejtimi profesional.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• të jetë student i rregullt, i regjistruar në ciklin e parë të studimeve për herë të parë në vitin akademik 2018/2019;
• të ketë notë mesatare (deri në datën e aplikimit) jo më pak se 8.0;
• studenti të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse apo kredie nga një institucion apo kompani tjetër;
• studenti të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përzgjedhja dhe seleksionimi i kandidatëve do të bëhet nga Komisioni për bursa, i përbërë nga tre (3) anëtarë, edhe atë: dy (2) anëtarë nga radhët e të punësuarve në SHA ESM Shkup dhe një (1) anëtar nga Universiteti i Tetovës.
Seleksionimi i kandidatëve të interesuar për realizimin e së drejtës për bursë do të realizohet në bazë të suksesit të arritur mesatar të studentit në semestrin e parë, pikëve të fituara gjatë regjistrimit në fakultet dhe rezultatet nga intervista e realizuar, e cila do të realizohet nga komisioni i përbërë prej dy përfaqësuesve nga SHA ESM Shkup dhe një përfaqësues nga fakulteti, sipas metodologjisë së mëposhtme:
• pikët e fituara nga suksesi i realizuar i studentit (deri në datën e aplikimit), maksimumi 70 pikë;
• pikët e fituara gjatë regjistrimit në fakultet, maksimumi 25 pikë;
• rezultatet nga intervista e realizuar, maksimumi 5 pikë.

Shuma e bursës është 6,000 denarë në muaj dhe do të jepet në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj në vit, me mundësi vazhdimi ose ndërprerje, në varësi të përmbushjes së obligimeve nga ana e studentëve në përpurthje me Marrëveshjen për bursa.
Me kandidatin e përzgjedhur do të nënshkruhet Marrëveshje për bursa.
Kandidatëve të cilëve do t’ju ndahet bursa, janë të detyruar vitin akademik ta përfundojnë në afatin e caktuar dhe me mesatare jo më pak se 8,00, përndryshe bursisti e humb të drejtën e bursës dhe është i obliguar ta kthejë shumën e marrë nga kompania, me të cilën ka nënshkruar Marrëveshjen për bursë dhe detyrimet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen për bursa.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
• Aplikacion i plotësuar/pyetësor i përgatitur nga SHA ESM Shkup;
• Letër motivimi;
• Certifikatë për studentë të rregullt, të regjistruar në vitin e parë të studimeve;
• Certifikatë për provimet e dhëna dhe suksesin e arritur deri në datën e aplikimit për vitin akademik 2018/2019;
• Deklaratë që nuk është shfrytëzues i një burse apo kredie nga ndonjë institucion apo kompani tjetër, të nënshkruar nga një garantues solid;
• Një kopje të certifikatës për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikacioni/pyetësori është publikuar në ueb faqen e Universitetit të Tetovës: http://unite.edu.mk , në faqen e facebook- it të Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë- UT dhe në faqen e facebook- it të Universitetit të Tetovës.

Metoda e aplikimit:
Dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë në Universitetin e Tetovës, ose me postë në adresën: Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë – zyra nr. 147, kati i parë, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Tetovës, rr. e Ilindenit, pn, 1200 Tetovë, në periudhën prej 11.09.2019 deri më 18.09.2019.