Konkurs – MASH

2019-04-01T09:05:03+00:00 Prill 01, 2019|

PLOTËSIM I KONKURSIT PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDENTËT E RREGULLT TË REGJISTRUAR NË STUDIMET DERIDIPLOMIKE TË CIKLIT TË PARË NË UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE SI DHE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT PËR VITIN AKADEMIK 2018/2019
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2018/2019 do të ndajë bursa plotësuese për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë sipas grupeve në vijim:
а) Grupi i parë – 250 bursa për studentët e kategorive sociale;
b) Grupi i dytë: – 17 bursa
c) Grupi i tretë – 37 bursa

KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE STUDENTORE
Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1.Të jenë studentë të rregullt;
2. Të mos kishin përsëritur vitin gjatë studimeve;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ndonjë institucion, ose kompani tjetër;
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike e cila gjendet në adresën http://konkursi.mon.gov.mk duke filluar prej 01.04.2019 deri më 07.04.2019.
Rekomandohet që para paraqitjes elektronike, kandidatët t’i kompletojnë dokumentet e nevojshme në pajtim me bursën për të cilën aplikojnë, që të mund në fletëparaqitjen elektronike të fusin të dhënat e sakta nga dokumentet. .
Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, do të llogaritet e vlefshme fletëparaqitja e fundit.

VENDI DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME
Studentët, të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, prej më datë 08.04.2019 deri më 12.04.2019, në terminin e zgjedhur, të parashtrojnë dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese, të publikuar në adresën http://konkursi.mon.gov.mk;
2. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin akademik 2018/2019;
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar elektronike në mënyrë të suksesshme;
4. Certifikatë me numrin e provimeve të dhëna nga vitet e kaluara
5. Formular të vërtetuar të formës “UPPI” dhe përmbajtje të publikuar në adresën http://konkursi.mon.gov.mk;
6. Dokumentet për përcaktimin e gjendjes materiale të kandidatit.
7. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, të publikuar në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
8. Deklaratë të kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin http://konkursi.mon.gov.mk;
9. Deklaratë për përpunim dhe shfrytëzim të të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindërve-kujdestarëve, vëllezërve, motrave), me të cilën kandidati pajtohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes detyrës zyrtare t’i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucione me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në adrsën http://mon.gov.mk.
10. Fotokopje të Indeksit.

KANDIDATËT NUK DO TË MERREN PARASYSH NËSE:
1. Dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe i vonuar.
2. Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë futur në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.

PUBLIKIMI I REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të publikohet më datë 25.04.2019 në web faqen e ministrisë http://mon.gov.mk.