//Konkurs – Punë praktike në SHBA

Konkurs – Punë praktike në SHBA

2018-05-29T13:59:49+00:00 Mars 09, 2018|
NewMan’s Business Accelerator për herë të parë në Maqedoni mundëson punë sipas profesionit (në formë të punës praktike me pagesë dhe në formë të specializimit) për studentë, të diplomuar dhe profesionistë.
ZGJIDHNI FUSHËN ADEKUATE DHE APLIKONI!
PUNË PRAKTIKE PËR TË DIPLOMUAR, MASTER DHE DOKTORANTË për persona të moshës 18 vjeçare e më lart të cilët kanë njohuri solide të gjuhës angleze, janë të regjistruar si studentë të rregullt në studimet pasuniversitare (master, doktoraturë) në institucionet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose janë të diplomuar në një institucion të tillë jo më shumë se 12 muaj para fillimit të dëshiruar të punës praktike, në kohëzgjatje deri në 12 muaj, duke filluar prej shtatorit të vitit 2018.
SPECIALIZIMI për persona të moshës 18 vjeçare e më lart, të cilët kanë njohuri solide të gjuhës angleze, janë të diplomuar në studime universitare ose pasuniversitare (master, doktoraturë) në institucionet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë së paku 1 vit përvojë përkatëse jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose kanë 5 vjet përvojë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të paktën një muaj para fillimit të dëshiruar të specializimit që duhet të jetë në fushën e studimeve apo përvojës së realizuar, në kohëzgjatje deri në 18 muaj, duke filluar prej shtatorit të vitit 2018.
Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare:
http://www.newmansba.com/isummer2018
ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.