//Konkurs – Vision Market

Konkurs – Vision Market

2018-05-29T13:36:03+00:00 Prill 20, 2018|
VISION Market është kompani e cila merret me hulumtimin e tregut në të gjithë lëmenjtë dhe ka nevojë të angazhojë anketues nga Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë të cilët do të bëjnë anketa në terren.
Kërkojmë bashkëpunëtorë që kanë qëndrim serioz dhe përgjegjësi në punë dhe janë të gatshëm që të harxhojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë dhe të përmbushin afatet dhe udhëzimet e dhëna.
Vlera e të ardhurave të këtij honorari varet nga angazhimi juaj. Pagesa bëhet sipas performancës (numri i sondazheve të plotësuara siç duhet) ndërsa çmimi i një ankete varet nga vëllimi i saj dhe kompleksiteti i së njëjtës.
Sa më shumë të impenjoheni dhe sa më i lartë të jetë numri i anketuesve tuaj, aq më shumë do të rritet paga juaj.Afati i fundit për aplikim është deri më 25.04.2018

Në qoftë se jeni të interesuar, ju mund të plotësoni fletaplikimin në këtë link :
https://www.surveymonkey.com/r/aplikacija_f