//Njoftim për mbајtjen e pajisjeve personale mbrojtëse të fytyrës

Njoftim për mbајtjen e pajisjeve personale mbrojtëse të fytyrës

2020-05-31T19:06:09+00:00 Maj 31, 2020|

Të nderuar studentë dhe vizitorë të tjerë,

Në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore për mbajtjen e pajisjeve personale mbojtëse të fytyrës, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse të shkaktuar nga virusi korona COVID – 19 dhe për mbrojtjen e popullatës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 107/20), Ju njoftojmë se hyrja në ndërtesat e Universitetit të Tetovës do të lejohet vetëm për ata studentë, respektivisht vizitorë tjerë, të cilët do të mbajnë pajisje personale mbrojtëse të fytyrës.

Mbajtja e pajisjeve personale mbrojtëse të fytyrës është e detyrueshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në hapësirat e  ndërtesave të Universitetit.

Me mbrojtje personale të fytyrës në pajtim me nenin 1, paragrafin 3 të Dekretit, nënkuptohet çdo formë e mbrojtjes që e mbulon pjesën e hundës dhe gojës (maskë respiratore FFP2 оse standard më i lartë, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë tekstili për më tepër përdorime, shami mëndafshi, shall e të ngjashme).

Në pajtim me Protokollin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili del nga Plani për zvogëlimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së virusit korona, gjatë organizimit të takimeve të punës dhe tubimeve tjera në hapësirat e Universitetit, duhet të respektohen masat në vijim:

  • Kohëzgjatja kufizohet në më së shumti 6 orë, me pauzë të obliguar në çdo 2 orë.
  • Kufizohet numri i pjesëmarrësve në pajtim me hapësirën, me qëllim të sigurohet distancë fizike e pjesëmarrësve në 1,5-2 metra, por jo më shumë se 30 persona.
  • Para fillimit të takimit, pjesëmarrësit detyrimisht të njoftohen se po qe se kanë simptoma respiratore (temperaturë, kollitje, frymëmarrje të vështirësuar) u këshillohet të mos marrin pjesë.
  • Hapësira të ajroset më shpesh, sipas mundësisë gjatë kohës së mbajtjes së orëve, ndërsa detyrimisht gjatë pauzave.
  • Gjatë kohës së pauzave ndalohet grupimi i pjesëmarrësve.

 

Me respektimin e masave bashkërisht do të kontribuojmë për ruajtjen e shëndetit personal e po ashtu edhe në ruajtjen e shëndetit të të tjerëve.

 

Universiteti i Tetovës