Në bazë të nenit 172 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, shpallet

KONKURS

për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në thirrje mësimore-shkencore, thirrje të bashkëpunëtorëve dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike në Universitetin e Tetovës

 

Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në thirrje mësimore-shkencore, thirrje të bashkëpunëtorëve dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike në Universitetin e Tetovës:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO-NATYRORE

 

  1. Një asistent në lëmin Shkencat kompjuterike (1.02.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Menaxhment dhe biznes, Tjetër (5.02.00.03, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkencat kompjuterike, Tjetër (1.02.00.01, 1.02.00.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Fizikë, Edukimi në fizikë, Tjetër (1.03.00.01, 1.03.00.15, 1.03.00.16 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  5. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Matematikë, Analizë dhe ekuacione diferenciale (1.01.00.01, 1.01.00.05 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  6. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Zoologji, Ekologji dhe mjedisi jetësor, Tjetër (1.06.00.07, 1.06.00.09, 1.06.00.20 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  7. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Shkencat kompjuterike, Tjetër (1.02.00.01, 1.02.00.04 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

FAKULTETI FILOLOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Letërsi frënge, Tjetër (6.02.02.11, 6.02.02.30 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një asistent në lëmin Gjuhë gjermane (6.02.01.17 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI FILOZOFIK

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Psikologjia e punës dhe organizimit, Tjetër (5.01.00.07, 5.01.00.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I ARTEVE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore për lëndët profesionale-artistike në lëmin Artet e shfaqjes skenike (6.04.02.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

 

  1. Një mësimdhënës në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në lëmin Mjekësi interne (3.02.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve deridiplomike;
  • Diplomë për kryerjen e studimeve të magjistraturës;
  • Diplomë për gradën shkencore doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e doktoratës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore në lëndët profesionale-artistike docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

 

  • Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent, nëse e posedon;
  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër;
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

Kushtet për thirrjen e bashkëpunëtorit:

  • Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë dhe marrjen e gradës shkencore magjistër i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;
  • Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;
  • Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

  • Biografi e shkurtër (CV);
  • Ta dorëzojë punimin e magjistraturës;
  • Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;
  • Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;
  • Certifikatë nga libri amë i të lindurve;
  • Certifikatë e shtetësisë.

 

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, thirrje të bashkëpunëtorëve dhe në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike, të parapara me nenet 166, 167 dhe 170 të Ligjit për аrsimin e lartë.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

Universiteti i Tetovës