Bazuar në nenet 148, 149 dhe 150 të Ligjit për kujdesin shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/12, 145/12, 87/13, 164/13, 39/14, 43/14, 132/14, 188/14,15/10, 61/15, 154/15, 192/15, 17/16, 37/16, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19, 153/19, 180/19, 275/19, 77/21, 122/21, 178/21 dhe 150/22), nenet 2, 4 dhe 5 të Rregullores për specializimet dhe subspecializimet e punëtorëve shëndetësorë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor me arsim të lartë në fushën e mjekësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 120/20 dhe 144/21), Programin për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik sipas rrjetit të institucioneve shëndetësore (2023-2026) të publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.163/23), Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së”, nr.254/23) dhe Programin për ndryshim dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit specialistik dhe subspecialistik në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore (2023-2026) publikuar në (“Gazetën Zyrtare të RMV-së” nr.28/25), dhe Shkresën e Ministrisë së Shëndetësisë nr.10-11018/5 të datës 28.11.2025, Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, më datë 19.12.2025 nxjerr:
Shpallje publike
për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim/miratim të specializimeve të profesionistëve shëndetësorë me arsimim të lartë në fushën e mjekësisë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë me arsimim të lartë për vitin 2025