//Shkolla për lidership, të folurit publik dhe debat

Shkolla për lidership, të folurit publik dhe debat

2018-10-26T16:04:44+00:00 Tetor 26, 2018|
Shkolla për lidership, të folurit publik dhe debat përfshin një trajnim të mirëfillte dhe serioz. Ajo paraqet një mundësi për shtrirje të horizonteve, krijimin e njohjeve të reja, krijimin e mendimit kritik dhe përvojës së marrjes së përgjegjësive. Ky program është dedikuar për profesionistë të rinj, të cilët do të njihen me aspekte teorike, informacione globale dhe teknika të ndryshme. Ata do të aftësohen në sferën e marrjes së përgjegjësisë si një lider dhe po ashtu në sferën e të thënit qartas dhe hapur qëndrimet dhe bindjet e tyre përmes debatimit.
Ky program do të drejtohet nga ligjërues të spikatur dhe me përvojë në fushat përkatëse si:
– Sonila Meço
– Amanda Moore
– Klajda Gjosha
– Nazim Rushidi
– Dalina Fico
– Pranvera Kasami
Kush mund të aplikojë?
Të gjithë profesionistët, që janë në kërkim të ndërtimit të mëtejmë. Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
-Të kenë shpirt lideri dhe dëshirë për ndryshim;
-Të jenë vizionarë dhe projektues të së ardhmes;
– Të kenë përfunduar shkollimin e lartë apo të jenë së paku në vitin e tretë të studimeve;
-Të jenë shtetas të Maqedonisë;
– Të jenë deri në moshën 35-vjeçare;
– Të kenë aftësi për të zhvilluar mendimin kritik;
Përparësi kanë kandidatët që janë njohës të mirë të gjuhës angleze dhe janë njohës të programeve të MS office.
Ligjëratat do të organizohen çdo fundjavë, në periudhën 10 nëntor-15 dhjetor 2018 në Tetovë.
Afati i fundit për aplikim: 30 tetor 2018!
Formularin për aplikim e gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://goo.gl/forms/MbYQseYFfzspf9yA2
Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare në linkun:
http://pointed-consulting.com/apply/
EMAIL: shkolla@pointed-consulting.com
Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.