Studimet e mjekësisë dhe stomatologjisë kanë për qëllim përgatitjen profesionale të kuadrit i cili do te jetë i mjaftueshëm për kontekstin gjeografik dhe demografik.
Studimet në mjekësi dhe stomatologji paraqesin studime sipërore profesionale nga fusha e shkencave të mjekësisë. Studimet në mjekësi të përgjithshme janë me kohëzgjatje prej 6 vjetësh, ndëra në stomatologji me kohëzgjatje prej 5 vjetësh.
Studimet e farmacisë janë të orientuara në atë mënyrë që t’i mundësojnë studentit të diplomuar kompetenca të larta për punë në fushën shëndetësore, përmes diturive të fituara nga lëmi i barnave, mënyrës bashkëkohore të shërimit dhe ndikimit klinik të tyre.
Të diplomuarit në drejtimin e infermierisë, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mjekun, janë bashkëpunëtorë shëndetësorë në repartet spitalore të klinikave të përgjithshme, shtëpive të shëndetit ose në ambulanca (publike apo private).
Të diplomuarit në drejtimin e akusherisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist për akusheri, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për kujdesin shëndetësor të grave shtatzëna.Të diplomuarit në drejtimin e fizioterapisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist të fizioterapisë, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për strukturat shëndetësore (publike apo private), kujdesit shëndetësor, edukimit fizik dhe kujdesit fizik.
Cikli I
Cikli II
2023
Lista e rezultetave përfundimtare të aplikantëve për specializm në Fakultetin e Shkancave Mjekësore
Lista e rezultetave preliminare të aplikantëve për specializm në Fakultetin e Shkencave Mjekësore