Fakulteti i Kulturës Fizike me të edhe programet studimore Kulturë Fizike dhe Shëndetësi dhe Trajner i Sportit. Kultura Fizike definohet si fushë e përgjithshme interdisiplinore, në të cilën dominon aktiviteti fizik i përfshirë në sport. Studimet në këtë fakultet janë të organizuara sipas modelit të Bolonjës 4 vjeçare apo 240 ECTS dhe 3 vjeçare apo 180 ECTS.
Kjo fushë studimore përfshin në vete lëndë nga fusha e edukimit fizik dhe sportit, lëndë mjekësore dhe lëndë psikologjike-pedagogjike, të cilat studentin e pajisin dhe aftësojnë me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca.
Të diplomuarit në programin studimor të Kulturës Fizike dhe Shëndetësi dhe Trajner i Sportit, si dhe magjistrantët e Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive, njohuritë dhe shkathtësitë e veta i zbatojnë në fushën e arsimit fillor, të mesëm ose të lartë. Perspektiva për punësim në këtë fushë është e madhe dhe me ndryshimet e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm në RMV rritet numri i orëve obligative dhe zgjedhore, në ciklin e ulët dhe të mesëm të shkollimit. Me këtë paraqitet nevoja për mësimdhënës të edukimit fizik.
Fakulteti i Kulturës FizikeBesar Huseini2025-02-05T12:04:17+02:00
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu. (Përditësuar: Shtator 2024)