Në Fakultetin Ekonomik organizohen studime sipas modelit 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?
● Programe tё akredituara (sipas sistemit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel kombëtar dhe atё ndёrkombёtar;
● Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha programet studimore dhe studentët;
● Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
● Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
● Pёrmirёsim tё organizimit, administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standardet europiane.

Programi studimor Marketing dhe Menaxhment
Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., edhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.

Programi studimor Ekonomi dhe Biznes
Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.

Programi studimor Financa dhe Kontabilitet
Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët e ekonomisë: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik, etj.

Programi studimor Turizëm
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit, etj.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Marketing dhe Menaxhment 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e marketingut dhe menaxhmentit Download
Ekonomi dhe Biznes 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit Download
Financa dhe Kontabilitet 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e financave dhe kontabilitetit Download
Turizëm 240 Ekonomist i diplomuar në fushën e turizmit Download

Cikli II

Programi studimor ECTS KUALIFIKIMI
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore 60 Magjistër i menaxhimit të burimeve njerëzore
Menaxhment 60 Magjistër i menaxhmentit
Marketing 60 Magjistër i marketingut
Marketing dhe Menaxhment 120 Magjistër i marketingut dhe menaxhmentit
Financimi, Banka dhe Sigurime 60 Magjistër i financave, bankave dhe sigurime
Financa dhe Kontabilitet 120 Magjistër i financave dhe kontabilitetit
Kontabilitet dhe Auditim 60 Magjistër i kontabilitetit dhe auditimit
Turizëm 60 Magjistër i turizmit

Dekan
Prof. Dr. Brikend Aziri
brikend.aziri@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Doc. Dr. Vjollca Hasani Limani
vjollca.hasani@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Bardhyl Dauti
bardhyl.dauti@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbëresha Neziri
arbresha.neziri@unite.edu.mk

Ruzhdi Matoshi
ruzhdi.matoshi@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet

Artina Zeqiri
artina.zeqiri@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet

Ali Maksuti
ali.maksuti@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shtator 2024)