Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përgatit, aftëson dhe kualifikon kuadro për pranimin, ruajtjen dhe përgatitjen e lëndës së para për përpunim, procesin teknologjikë të përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore, ambalazhimin dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, menaxhimin me cilësinë dhe sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit e shëndetshëm të njeriut. E gjithë kjo, arrihet përmes programeve studimore të ciklit të parë: “Teknologji ushqimore” me kohëzgjatje 4 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 240 ECTS kredive, ”Nutricioni” me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 180 ECTS kredive dhe ,,Menaxhimi me cilësinë dhe sigurinë ushqimore” me kohëzgjatje 3 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 180 ECTS kredive.

Në ciklin e dytë, mësimi realizohet në programet studimore: “Teknologji ushqimore” me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 120 ECTS kredive dhe ”Nutricioni” me kohëzgjatje 2 vjeçare të studimeve dhe me akumulim të 120 ECTS kredive.

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përveç hapësirave të pajisura mirë për realizimin e veprimtarisë mësimore, ka edhe laboratorë që janë të pajisura me mjete bashkëkohore për kontrollin e produkteve ushqimore, ku një pjesë e mjeteve janë donacion nga Ambasada e Republikës së Italisë. Fakulteti, gjithashtu ka edhe laboratorin hulumtues i cili është i pajisur me mjetet më bashkëkohore në fushën e analizave të produkteve ushqimore, ku një pjesë e tyre janë donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të RMV-së. Andaj, studentët e diplomuar në këtë fakultet, përveç asaj që u theksua më lartë, aftësohen për të ushtruar profesionin e tyre në institucione publike dhe private si: laboratorë dhe institute shkencore ku kryhen analizat fizike, kimike, mikrobiologjike, reziduale dhe senzorike të produkteve ushqimore, në institucione të ndryshme edukativo-arsimore, shëndetësore dhe sportive, në institucione që merren me sistemet për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore
(Ministritë, institutet, agjencionet dhe doganat) dhe në institucionet që merren me kërkime hulumtuese në sferën e shkencave të ushqimit.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Teknologji Ushqimore 240 Inxhinier i diplomuar i teknologjisë ushqimore Download
Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë Ushqimore 180 Inxhinier i diplomuar i menaxhimit me cilësinë dhe sigurinë ushqimore Download
Nutricioni 180 Nutricionist i diplomuar Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Nutricioni 120 Magjister i nutricionit
Teknologji Ushqimore 120 Magjistër i teknologjisë ushqimore

Dekan
Prof. Dr. Xhezair Idrizi
xhezair.idrizi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Gafur Xhabiri
gafur.xhabiri@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Erhan Sulejmani
erhan.sulejmani@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Vigan Sulejmani
vigan.sulejmani@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!