Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti: Adem Demaçi autoriteti monumental i kombit shqiptar, sendërtuesi i Pavarësisë së Kosovës
Me marrjen e lajmit të hidhur, kumtit për ndarjen nga jeta të atdhetarit, patriotit, veprimtarit të çështjes shqiptare Adem Demaçit, më lejoni që në emër të Universitetit të Tetovës, t’ju shpreh ngushëllimet vëllazërore institucioneve të Republikës së Kosovës, presidencës, qeverisë, kuvendit, Akademisë së Shkencave [...]




