Programet studimore të Fakultetit Pedagogjik janë dizajnuar sipas parimeve të Sistemit të Bolonjës. Qëllimi është që programet studimore t’i përshtaten dinamikës së reformave në sistemin arsimor në vend, si dhe përshtatja përballë tendencave bashkëkohore në arsim. Ky fakultet synon që studentët të arrijnë:
● Konkurrim në tregun akademik europian;
● Profilizim përmes zhvillimit të kompetencave;
● Programe të pranuara ndërkombëtarisht;
● Mundësi lëvizjeje akademike.

Në Fakultetin Pedagogjik organizohen:
● Ligjërata interaktive dhe debatuese;
● Mësimnxënie në laboratorë dhe në terren;
● Mësimdhënie përmes TI-së;
● Qasja e re: “Studenti në qendër”.

Në ciklin e parë të studimeve, në Fakultetin Pedagogjik janë të akredituara këto programe studimore:
1. Mësim Klasor
2. Edukim Parashkollor
3. Pedagogji Profesionale
4. Edukim Special dhe Rehabilitim
5. Logopedi

Në ciklin e dytë të studimeve janë të akredituara këto programe studimore:
1. Pedagogji – drejtimi Edukim Parashkollor
2. Pedagogji – drejtimi Arsimi Elementar
3. Pedagogji – drejtimi Inovacionet në Mësim
4. Pedagogji – drejtimi Menaxhimi në Arsim
5. Pedagogji Sociale
6. Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Arsim Inkluziv
7. Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Autizmi dhe Aftësia e Kufizuar Intelektuale
8. Edukim Special dhe Rehabilitim – drejtimi Logopedia dhe Dëmtime në Dëgjim

Në kuadër të Fakultetit Pedagogjik organizohet edhe programi studimor Përgatitje pedagogjike–psikologjike dhe metodike, i cili zgjat një semestër.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Edukim Parashkollor 240 Edukator i diplomuar për edukim parashkollor Download
Mësim Klasor 240 Mësimdhënës i diplomuar i mësimit klasor Download
Pedagogji Profesionale 240 Pedagog i diplomuar Download
Edukim Special dhe Rehabilitim 240 Edukator special dhe rehabilitator i diplomuar Download
Logopedi 240 Logoped i diplomuar Download

Programi studimor ECTS
Përgatitja pedagogjike-psikologjike dhe metodike 30 Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Pedagogji 60 Magjistër i pedagogjisë Download
Arsimi Elementar 60 Magjistër i аrsimit еlementar Download
Menaxhimi në Arsim 60 Magjistër i menaxhimit të arsimit Download
Pedagogji Sociale 60 Magjistër i pedagogjisë sociale Download
Pedagogji Sociale 120 Magjistër i pedagogjisë sociale Download
Arsim Inkluziv 60 Magjistër i arsimit inkluziv Download
Autizmi dhe Aftësia e Kufizuar Intelektuale 60 Magjistër i autizmit dhe aftësisë së kufizuar intelektuale Download
Logopedi dhe Dëmtime në Dëgjim 60 Magjistër i logopedisë dhe dëmtime në dëgjim Download
Logopedi dhe Dëmtime në Dëgjim 120 Magjistër i logopedisë dhe dëmtime në dëgjim Download

Cikli III

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Strategjia e zhvillimit të arsimit 180 Doktor i pedagogjisë: Startegjia e zhvillimit të arsimit Download
Strategjia e zhvillimit të mësimdhënies 180 Doktor i pedagogjisë: Startegjia e zhvillimit të mësimdhënies Download

Dekan
Prof. Dr. Lulzim Mehmedi
lulzim.mehmedi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Besa Havziu
besa.havziu@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Doc. Dr. Teuta R. Rasimi
teuta.rasimi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Mirvete Shabani
mirvete.shabani@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2026)

Project
“Living Democracy”

Click