Fakulteti Juridik, si njësi akademike e arsimit të lartë, synon t’i aftësoj studentët e ardhshëm për pozita dhe vende të punës në organet e jurisprudencës edhe atë në gjyqësi, prokurori publike, në avokaturë, në administratën shtetërore, në institucionet dhe organet e ndryshme të pushtetit shtetëror dhe në sektorin privat. Në këtë drejtim programet studimore të Fakultetit Juridik janë të akredituara sipas parimeve të sistemit të Bolonjës dhe duke patur parasysh kërkesat e tregut të punës. Të gjitha programet studimore të Fakultetit Juridik janë të akredituara në bazë të modelit 4+1 apo 240 ECTS dhe ofrojnë mundësi të madhe për realizimin praktik të kurikulave mësimore të nevojshme për ushtrimin e profesionit në të ardhmen.
Ky fakultet synon:
● dijen, shkencën dhe arsimimin e brezave të rinj;
● aftësimin e studentit të gjykojë në mënyrë kritike dhe të mendojë në mënyrë analitike;
● aftësimin e studentit për të analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika të caktuara;
● mundësia e studentit të shprehet lirshëm dhe të rezonojë në mënyrë më të gjerë.